Asnjë shqiptar nuk është prekur nga Covid-19 në Bujanoc

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Komunën e Bujanocit, tashmë zyrtarisht janë të prekur me Covid 19 tre persona. Asnjëri nga ta nuk është i nacionalitetit shqiptar. Detaje për gjendjen atje ka dhënë sot për Express kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Në Bujanoc vazhdon të qëndrojë në tre numri i të prekurve me Coronë. Ata janë të komunitetit serb. Asnjë shqiptarë ende nuk është prekur nga Covid 19. Në vet izolim janë njerëzit që kanë dalë në Kumanovë me 12 dhe 14 mars, për tu furnizuar me karburante. Janë diku rreth 1000 persona nga Presheva e Bujanoci që janë izoluar”, shtoi ai.

Sipas tij, komuna nga buxheti vetanak ka ndarë 5 mijë euro për pako ushqimore. Ndërkohë që thotë se në ndihmë i ka shkuar edhe Qeveria e Kosovës.

“Komuna e Bujanocit nga buxheti i saj ka ndarë rreth 5 mijë euro për paketa ushqimore për familjet me asistencë sociale. I kemi sistemuar 130 familje. E kemi pasur një ndihmë nga zt. Halil Kastrati pra nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit”.

Share This Article