Asnjë viktimë pas sulmit të Iranit ndaj bazës ajrore me trupa britanike e Australiane në Emiratet e Bashkuara Arabe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale pasi Irani goditi një bazë ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe ku janë të vendosur trupa britanike dhe australiane, bëjnë të ditur zyrtarët.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se nuk ka pasur viktima dhe as dëmtime të pronës pas sulmit në bazën ajrore Al Minhad. Autoritetet nuk dhanë detaje mbi numrin e personelit apo llojin e pajisjeve të vendosura aty, për arsye sigurie.

Në mars të vitit 2024, Princesha Royal inauguroi zyrtarisht Donnelly Lines, një strukturë e përhershme ushtarake britanike brenda bazës, në jug të Dubait. Sipas një njoftimi të RAF-it në atë kohë, objekti i ri përfshin akomodim dhe ambiente mirëqenieje për trupat britanike.

Australia ka një prani në këtë bazë që nga viti 2003, sipas një raporti parlamentar. Kryeministri Anthony Albanese konfirmoi se personeli australian është i sigurt, por shtoi se ka pasur disa dëmtime të vogla materiale.

 ‘Ka pasur dëmtime të lehta në një ndërtesë akomodimi dhe në një strukturë mjekësore për shkak të një zjarri të vogël, i shkaktuar pasi projektili goditi një rrugë që çon drejt bazës,’ u shpreh Albanese.

Share This Article