Asociacioni i Komunave të Kosovës pranohet në Organizatën Evropiane EUREGHA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas aplikimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në EUREGHA, bordi i këtij mekanizmi evropian ka pranuar AKK-në, në cilësinë e anëtarit/vëzhgues në EUREGHA.

Reklama

Sipas njofitmit të AKK-së, EUREGHA është referencë për Autoritetet Shëndetësore Rajonale dhe Lokale Evropiane.

“Ky rrjet bashkon një masë kritike njohurish dhe ekspertize dhe inkurajon diversitetin me qëllim që të ndihmojë anëtarët e vet të përmirësojnë efikasitetin dhe cilësinë e sistemeve dhe shërbimeve shëndetësore në pushtetin lokal Evropë.

Pjesë e strukturave të Asociacionit të Komunave është edhe Kolegjiumi i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i cili ka luajtur rol me rëndësi në anëtarësimin në EUREGHA. Ky mekanizëm brenda AKK-së jep mendime, rekomandime dhe propozime për institucione të ndryshme.

Gjithashtu ofron modele të ndryshme të funksionimit të punës së këtij sektori komunal dhe inkurajon përhapjen e praktikave të mira brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Share This Article