‘Asosacioni’ në Senatin Amerikan/ Escobar: SHBA s’do një Republika Sërpska të re në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke folur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Senatit Amerikan, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se SHBA nuk do të lejojë një “Republikë Sërpska” në Kosovë.

Duke diskutuar mbi Asosacionin e komunave serbe në veri të Kosovës, Escobar tha se SHBA dëshiron që Kosova të marrë për bazë rastin e ndonjë modeli evropian “që nuk shkel sovranitetin, funksionalitetin apo strukturën kushtetuese” të shtetit.

Ne duam të shohim që Asociacioni të vendoset nën strukturën e shtetit të Kosovës, që ata ta kontrollojnë atë”, deklaroi Escobar.

I dërguari i SHBA-ve, tha se BE-ja ka ofruar disa modele të tilla, që nuk e shkelin kushtetutshmërinë e shteteve. Ai  vuri në dukje se 5 shtetet e BE-së, që ende nuk e njohin Kosovën, presin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë.

Nga pala e Kosovës, njerëzit po presin zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk mund të shmanget Asociacioni që Kosova të lëvizë drejt integrimit evropian”, tha Escobar.

Share This Article