Disa ditë pasi Sebastian Vettel njoftoi tërheqjen nga Formula 1 në fund të sezonit, Aston Martin bëri me dije zëvendësuesin e gjermanit.
Nga viti 2023, do të jetë Fernando Alonso piloti i njëvendëshes britanike.
Spanjolli, aktualisht me Alpine, do të zëvendësojë gjermanin dhe do të vijojë kështu karrierën edhe në moshën 42-vjeçare.
Kështu, Aston Martin do të zëvendësojë 4 herë kampionin e botës me një tjetër kampion të madh, pasi Alonso e ka fituar dy herë titullin në Formula 1, kur pilotonte për Renault.