Aston Villa me ofertë zyrtare për Rashicën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aston Villa ka bërë ofertë zyrtare për Milot Rashicën.

Këtë e bën të ditur njëri ndër gazetarët më të njohur për transferimet në futboll, Fabrizio Romano.

Ai bën të ditur se Rashica asnjëherë s’ka pasur marrëveshje me Leipzigun, derisa dëshiron transferimin në Premier Ligë.

“Rashica asnjëherë nuk ka pasur marrëveshje me Leipzigun. Aston Villa ka bërë ofertë zyrtare për ta transferuar atë. Rashica do të dëshironte të luante në Premier Ligë. Bisedimet po vazhdojnë”, ka raportuar ai.

Werderi kërkon 25 milionë euro për shërbimet e Rashicës, e nëse një ofertë e kënaqshme nuk vjen në drejtim të tij atëherë klubi gjerman synon të mos e shesë yllin kosovar.

Share This Article