AstraZeneca është efektive kundër variantit brazilian të Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rezultatet preliminare nga një studim i kryer në Universitetin e Oksfordit japin indikacione se vaksina AstraZeneca është efektive kundër variantit brazilian të COVID-19, i njohur shkurt si P1.

Mediat e huaja raportojnë burime të cilat thonë se rezultatet tregojnë që vaksina nuk ka nevojë të modifikohet për të mbrojtur njerëzit kundër këtij varianti të virusit, i cili besohet se ka origjinë në qytetin amazonian të Manausit.

Rezultatet nuk janë bërë publike ende mirëpo pritet që ato të jepen për publikun gjatë këtij muaji.

Studimet e mëhershme tregonin se vaksina AstraZeneca ishte më pak efektive kundër variantit të Afrikës Jugore i cili është i ngjashëm me atë brazilian.

Studimi i efektivitetit të vaksinës AstrasZeneca ndaj variantit brazilian ka ardhur vetëm pak ditë pasi ishte bërë e ditur se vaksina kineze Sinovac nuk mund të ketë efekte kundër këtij varianti të koronavirusit.

Share This Article