Autoritetet në Mianmar kanë arrestuar një astrolog pasi shkaktoi panik duke parashikuar se do të binte një tërmet.
John Moe The, e postoi parashikimin e tij në TikTok dhe videoja bëri bujë. Gjithçka ndodhi dy javë pasi një tërmet me magnitudë 7.7 shkaktoi mbi 3500 persona dhe shkatërroi tempuj qindra vjeçarë.
Astrologu u arrestua për “deklarata false me qëllimin për të shkaktuar panik”. John Moe the paralajmëroi se tërmeti do të godiste çdo qytet në Mianmar më 21 Prill. Por siç dihet, tërmetet janë të pamundur për t’u parashikuar.
Në videon e tij, astrologu i bënte thirrje njerëzve që të merrnin gjërat më me rëndësi dhe të largoheshin nga ndërtesat gjatë lëkundjeve.
Për këtë arsye kanë qenë të shumë qytetarët që i kanë besuar atij dhe kanë qëndruar jashtë shtëpive.