‘Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë’, Abazoviç hedh poshtë akuzat se ka bashkëpunuar me bandat! I bënë thirrje prokurorisë të nisë hetmet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT-së) që të nisë hetimet lidhur me akuzat e publikuara nga portali M i Podgoricës, sipas të cilit, ai ka marrë telefona të koduar për shkak të lidhjes me anëtarët e njërit prej klaneve kriminale më famëkeqe në Ballkan.

“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat që lidhen me emrin tim, të publikuara nga një portal i ngarkuar për të kryer fushatën më të ndyrë kundër meje. Qëllimi i tyre është destabilizimi i Malit të Zi për të ruajtur fuqinë e tyre financiare dhe për t’iu shmangur drejtësisë”, shkroi Abazoviç në Telegram.

Abazoviç shkruan se është në dispozicion të autoriteteve shtetërore për çdo sqarim.

“Në të njëjtën kohë u bëj thirrje atyre që kanë ndërmend të “ma heqin kokën” të nxitojnë”. Edhe sikur të kenë sukses në qëllimin e tyre kriminal, nuk do ta ndalin dorën e drejtësisë. Gjithçka ruhet mjeshtërisht dhe ruhet aty ku duhet. Mezi presim atë që do të vijë”, tha Abazoviç./DANAS

Share This Article