Atalanta e shkruan historinë e klubit, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Atalanta ka vazhduar ta shkruajë historinë e klubit duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën, në sezonin e vet debutues në këtë garë, pasi e mundi Valencian me rezultat të përgjithshëm 8:4 pas dy ndeshjeve në fazën e 1/8 së finales.

Josip Ilicic i shënoi katër gola duke e mposhtur i vetëm 4:3 Valencian në ndeshjen e kthimit në Mestalla, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar me fitore bindëse të Atalantas 4:1 në Itali, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi slloven bëri histori personale, duke u bërë lojtari i parë që i shënon katër gola në një ndeshje në udhëtim në Champions.

Takimi, i zhvilluar pa praninë e tifozëve në stadium për shkak të frikës nga koronavirusi, nisi furishëm, me Iicic që tregoi pas vetëm tre minutave se kishte udhëtuar drejt Mestallas për histori.

Ai e fitoi një penallti, nga e cila e kaloi skuadrën italiane në epërsi. Kevin Gameiro e barazoi rezultatin një çerek lojë më vonë, para se Ilicic ta kthente epërsinë e Atalantas, duke shënuar nga penalltia përsëri.

Gameiro e barazoi rezultatin edhe një herë në minuën e 51-të, ndërsa Ferran Torres e kaloi Valencian për herë të parë ne epërsi 3:2 në këtë takim në minutën e 67-të.

Por Ilicic e barazoi rezultatin në minutën e 71-të para fundit, para se ta kompletonte fitoren dramatike të Atalantës rreth 10 minuta para fundit. 

Share This Article