Connect with us

Albania

“Atë nga Lushnja çojeni në Fier, ka varret afër”/ Publikohen mesazhet skandaloze te Onkologjiku

Published

on

Gazetari Osman Stafa vazhdon të publikojë prej ditësh mesazhet në grupin e “Whats App-it” të mjekëve të spitalit të Onkologjikut në QSUNT, të cilat janë tronditëse për opinionin publik, teksa rezulton se ka mungesa të theksuara barnash dhe mjekime për të sëmurët me kancer.

Ndërkohë, në mesazhet e lexuara ditën e sotme para spitalit Onkologjik, të cilat i përkasin muajit Janar të vitit 2023, rezulton se përtej turpit dhe mos kryerjes së detyrës, mjekët vendosin edhe për jetët e pacientëve me kancer.

Jo vetëm kaq, madje ata kanë guximin edhe të tallen me pacientët me sëmundje tumoriale, duke përdorur një “humor të zi”.

Për shembull, në një rast flasin për një paciente nga Lushnja, e cila shkon në Tiranë për të marrë kurën, e cila i jep alergji. Mjekët me njëri-tjetrin sugjerojnë që të ndiqet në spitalin e Fierit, duke përdorur si arsyetim me ironi edhe faktin se ka “varrezat më afër”.

Advertisement

Ndërkohë flasin edhe për mungesën e ilaçeve dhe sërish duke qeshur me njëri-tjetrin shkruajnë se nga 10 pacientë, 9 do i çojnë në varreza dhe vetëm njëri do të marrë medikamentin.

“Ndërkohë që komunikimi tjetër që lidhet me situatën e mjekëve dhe komunikimin e tyre është si vijon. Është i janarit vitit 2023: ‘Bajrami, avokat nga Kukësi kishte 12 fëmijë dhe jetonte me qira në Tiranë. Qiradhënësi i kërkon të lirojë banesën sepse do t’ ia jepte një tjetri me qira më të lartë. Bajrami fillon të kërkojë shtëpi, por me 12 fëmijë si jepte njeri sepse kishin frikë mos i shkatërronin shtëpinë. Po kështu Bajrami s’mund të gënjente për numrin e fëmijëve.

Një ditë, pasi gjeti një shtëpi që i plotësonte kushtet, dërgon gruan dhe 11 fëmijët të rrinë në varrezat për dy orë. Më pas, merr fëmijën e fundit dhe shkon e takon qiradhënësin. Ai e pyet: Sa fëmijë ke? Këtë që kam në krah, thotë Bajrami, ndërsa nëna e tij e 11 të tjerë janë varreza.

Advertisement

Bajrami e mori shtëpinë. Morali për juristët: Nuk është e nevojshme të gënjesh por të zgjedhësh fjalët e duhura’. Ndërkohë, mjeku onkolog, përgjegjës njësie ia kthen: ‘Bukur Raqi. Çfarë fjalë të zgjedhim kur kemi 10 burra dhe vetëm një gosereline’. Goserelinë është një kimio, ky është rasti konkret se si ky mjek tregon realitetin e Onkologjikut. Ndërhyn personi tjetër: ‘Ti çoni 9 në varrezat dhe njëri i fundit ta marri hahaha’”, thotë gazetari Stafa teksa lexon mesazhet skandaloze të mjekëve dhe infermierëve të Spitalit Onkologjik.

Mesazhet:

[27.2.23, 4:02:22 PM] AP(mjek onkolog): Nuk e di si e mendoni. Pacientja nga lushnja dr Arjana. Per te disaten here ben reaksion ( bronkospazem) me ulje te saturimit ne fund te oksaliplatinit. Fillon mjekimin ne 14.30 min… nuk do zeme ndonjehere mend ne.. apo te na marre historia..

Advertisement

[27.2.23, 4:03:05 PM] A.P(mjek onkolog): Docetaxel qe fillojne premedikimin ne 14.45.. etj etj

[27.2.23, 4:05:29 PM] AD(mjek onkolog): Pacientja 1dite para kt eshte trajtuar me kortizonike pluse difenilhydramine ok. Jane bere  dhe shenimet ne korteke sa per fillimin e kt nuk menaxhaj une hotelerine e pac receta eshte bere sh shpejte

[27.2.23, 4:06:58 PM] AP(mjek onkolog): Pavaresisht. Eshte nga lushnja. Duhet te filloje me pare. Edhe kortizoniku 8 ore para ka sens jo 24 ore para. Spo ju drejtohem ju

Advertisement

[27.2.23, 4:07:33 PM] AD(mjek onkolog): Dhe para fillimit te kt

[27.2.23, 4:07:36 PM] EC(mjek onkolog): Grupi i platineve jep reaksione edhe vdekje kur jane te perseritura . Nese vendoset te vazhdoje duhet te behet qe ne mengjes kur jemi te gjithe

[27.2.23, 4:07:47 PM] AP(mjek onkolog): Nje rast reaksioni duhet pare me precendence per sistemim.

Advertisement

[27.2.23, 4:08:01 PM] SS(mjek onkolog): Se si rregull nuk duhet ta bej fare

[27.2.23, 4:08:53 PM] AP(mjek onkolog): Sa do shkruaja. Reaksioni nga platinet mund te jete edhe fatal. Une deri ne 5 jam. Pas 5 le ta ndjeke i plotfuqishmi

[27.2.23, 4:09:37 PM] AD(mjek onkolog): Mjeku i rojes si cdo radhe…. Pas 5.

Advertisement

AP(mjek onkolog): Ose zoti

[27.2.23, 4:14:33 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): me duket se per kete paciente kam folur me arjanen qe te mos vazhdohet ky trajtim por nuk jam i sigurt .E kam pasur edhe nje te hene me kete problem

[27.2.23, 4:15:41 PM] AD(mjek onkolog): Jo dr Bledi nuk eshte tasti ne fjale

Advertisement

[27.2.23, 4:16:48 PM] AD(mjek onkolog): Sapo fola me Afrimin pac ka perfunduar shendoshe e mier oxalin eshte ne shperlarje

[27.2.23, 4:16:55 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): ok .nuk duhet te vazhdoje .Do te ndyshojme trajtimin

[27.2.23, 4:17:32 PM] AD(mjek onkolog): Eshte menaxhiar sh mier dhe ka perfundur

Advertisement

[27.2.23, 4:17:33 PM] AP(mjek onkolog): Te shohim edhe sot se ajo vazhdon mjekimin ende.ngadale.

[27.2.23, 4:17:51 PM] AD(mjek onkolog): Jo ka mbaruar pa asnje problem. Sapo falo me Afrimin

[27.2.23, 4:18:10 PM] EC(mjek onkolog): Ia vazhdova prape?!!

Advertisement

[27.2.23, 4:18:17 PM] AP(mjek onkolog): Nuk eshte taxane Arjana. Ka tjeter mekanizem. Nejse pasdite nuk behen numra

[27.2.23, 4:18:24 PM] EC(mjek onkolog): vazhduat?

[27.2.23, 4:18:28 PM] AP(mjek onkolog): Jam une aty. Do dhe 10min

Advertisement

[27.2.23, 4:18:39 PM] AP(mjek onkolog): Do rrije  ne observim. E i thashe te vishet mire kur te levize. Sot sberi probleme

[27.2.23, 4:19:24 PM] EC(mjek onkolog): Aha ok

[27.2.23, 4:21:09 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): meqe është nga lushnja dhe trajtimi fillohet vone ,po e dergojme ne Fier heren tjeter .Afërsia me shtepine mund ta ndihmoje .

Advertisement

[27.2.23, 4:24:29 PM] AP(mjek onkolog): Edhe kjo. Reaksioni ne fier do jete me i lehte pasi eksperienca eshte e gjate

[27.2.23, 4:25:52 PM] EC(mjek onkolog): Fix

[27.2.23, 4:31:23 PM] SS(mjek onkolog): Aty ka varrezat me afer ????

Advertisement

[27.2.23, 4:36:37 PM] AR(kryeinfermier): Pacientje ka mare mjekimin dhe eshte shendosh e mire,sa per oraret dhe nr e pacienteve se ndryshojme dot,ka raste qe mund te nisin dhe me vone se ne 14:45 per shkak te ngarkeses por qe jsne raste shume te rralla, prandaj eshte turni 2 i stafit infermieror edhe deri ne oren 20:00 nese nuk mbarojne,ka dhe mjek roje! Kshu qe nuk perjashtohen kto lloje fenomenesh me 19 poltrona.

[20.1.23, 6:26:36 PM] SS(mjek onkolog): Bajrami, avokat nga Kukesi, kishte 12 femije dhe jetonte me qera ne Tirane. Qiradhenesi i kerkon te liroje banesen sepse do tja jepte nje tjetri me qira me larte. Bajrami fillon te kerkoje shtepi por me 12 femije si jepte njeri sepse kishin frike mos i shkaterronin shtepine.

Po keshtu Bajrami smund te genjente per numrin e femijeve.

Advertisement

Nje dite, pasi gjeti nje shtepi qe i plotesonte kushtet, dergon gruan dhe 11 femijet te rrine ne varreza per dy ore. Me pas, merr femijen e fundit dhe shkon e takon qiradhenesin. Ai e pyet. Sa femije ke? Kete qe kam ne krah, thote Bajrami, ndersa nena e tij e 11 te tjeret jane ne varreza. Bajrami e mori shtepine.

Morali per jursitet: nuk eshte e nevojshme te genjesh por te zgjedhesh fjalet e duhura.

[20.1.23, 7:38:08 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Bukur Raqi. C farë fjalë të zgjedhim kur kemi 10 burra dhe vetëm një gosereline.?

Advertisement

[20.1.23, 7:39:35 PM] LD(infermiere): Ti coni 9 ne varreza dhe njeri i fundit ta mari.hahaha

[20.1.23, 7:40:41 PM] AP(mjek onkolog): 

[20.1.23, 7:40:47 PM] BK(mjek onkolog, pergjegjes njesie): Joo. Të gjithë shokët e tu  qe e kane marre, janë në varreza tashmë

Advertisement

[20.1.23, 7:41:51 PM] SS(mjek onkolog): U gjet zgjidhja ????

[20.1.23, 8:15:31 PM] RB(mjek onkolog): Haaaaaaa. Lina zgjidhja me e zgjuar Me lot.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules

Published

on

By

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.

Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.

Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.

Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.

Advertisement

Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.

Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Stuhia Arktike mbërrin në Evropë: ç’mund të presë Ballkani?

Published

on

By


Pas një periudhe moti më të qëndrueshëm të dominuar nga blloku i fortë Rex, i cili ruajti kushte relativisht të qeta dhe shpesh të buta në pjesën më të madhe të Evropës gjatë periudhës së Krishtlindjeve, rrethanat në atmosferë po ndryshojnë.

Ky sistem me presion të lartë po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke hapur rrugën që masat e ftohta ajrore Arktike të zbresin drejt pjesëve qendrore, lindore dhe jugore të kontinentit, shkruan Severe Weather.

Një rënie e ndjeshme e temperaturave

Advertisement

Ndërsa blloku i Rex-it tërhiqet, po formohet një model i ashtuquajtur dipolar moti, një anticiklon i fortë mbi Atlantikun dhe Evropën Perëndimore, ndërsa një ciklon thellohet mbi pjesët lindore dhe veriore të kontinentit.

Kjo lejon depërtimin e ajrit të akullt nga veriu dhe verilindja, i cili do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta dhe reshje bore të rastit para Vitit të Ri.

Sipas modeleve të parashikimit, masa e ajrit të ftohtë mund të jetë 10-15 °C nën vlerat normale për fundin e dhjetorit dhe fillimin e janarit, gjë që do të rezultonte në një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në shumë rajone. Lëvizja më e ftohtë e ajrit të ftohtë pritet praktikisht në të gjithë Evropën qendrore dhe lindore, dhe në disa zona temperaturat e mëngjesit mund të bien nën -10 °C.

Advertisement

Ndërsa temperaturat bien, mund të pritet borë në zonat veriore dhe lindore të kontinentit, ndërsa në zonat perëndimore si Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ajri i ftohtë do të kontribuojë gjithashtu në formimin e kushteve me borë në ditët e para të vitit 2026.

Rrotullimi i temperaturës

Pas ndërhyrjes fillestare të masës së ftohtë, kushtet atmosferike mund të bëhen përsëri më dinamike. Pritet që në të njëjtën kohë me rrymat më të ftohta veriore, rrjedha e ajrit më e ngrohtë, jugore do të kthehet gradualisht, veçanërisht përgjatë Mesdheut.

Advertisement

Ky kombinim i masave të ndryshme ajrore mund të çojë në modele të papritura të motit – nga ditët e ftohta dhe me borë në rajonet veriore deri te kushtet më të theksuara më të ngrohta dhe më të lagështa drejt jugut dhe jugperëndimit të kontinentit.

Shkurt, ditët e para të vitit 2026 mund të shënojnë fillimin e vërtetë të sezonit të dimrit, me një valë të dallueshme të ftohtë dhe episode bore, por edhe me mundësinë e ndryshimeve më të shpejta të motit ndërsa modelet atmosferike vazhdojnë të zhvillohen.

Ngrohtësia dhe shirat e rrëmbyeshëm po kthehen në Ballkan

Advertisement

Ndërsa perëndimi i Evropës do të ngrijë, situata në zonën tonë do të përmbyset plotësisht. Do të vendoset një rrymë e qëndrueshme jugperëndimore, e cila do të sjellë ajër dukshëm më të ngrohtë dhe më të lagësht nga Mesdheu drejt Evropës qendrore dhe lindore dhe Gadishullit Ballkanik. Kontrasti i temperaturës në të gjithë Evropën do të jetë i madh.

Në Ballkan dhe Evropën Lindore, temperaturat mund të jenë deri në 15 °C më të larta se mesatarja, dhe vlerat ditore do të arrijnë lokalisht 15 °C. Sasia e lartë e lagështisë do të sjellë edhe reshje të dendura shiu, veçanërisht në shpatet jugore të Alpeve dhe shpatet perëndimore të Dinarideve dhe Apenineve, ku gjatë javës mund të bien midis 150 dhe 300 milimetra shi.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Krijohet kompania shtetërore e transportit/ Balluku emëron administrator këshilltarin e saj

Published

on

By

Ministria e Infrastrukturës regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë shtetërore, e cila do të ofrojë shërbime të transportit publik. Përmes krijimit të kësaj kompanie, qeveria vendos të hyjë direkt në një sektor të rëndësishëm, i cili deri më sot ka qenë ekskluzivisht domain i kompanive private.

E pagëzuar me emrin Mobal, kompania do të ketë si objekt operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike. Paralelisht kompania shtetërore do të ofrojë edhe transportin e nxënësve dhe mësuesve

Por, Mobal nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, do të zhvillojë dhe menaxhojë sisteme digjitale dhe aplikacione për mbikëqyrjen dhe informimin në kohë reale mbi shërbimet e transportit.

Sipas dokumentave të depozituara në QKB administratori i kompanisë është emëruar Henri Telharaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e këshilltarit të Belinda Ballukut. Kompania do të ketë një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh, i disbursuar nga fondet e buxhetit të shtetit, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se cilat linja do të operojë ajo.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending