Atentat kamikaz në ambasadën ruse, të paktën 2 viktima, dhjetëra të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë të paktën dy viktimat dhe dhjetëra të plagosurit nga një sulm kamikaz që ka ndodhur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Sulmi ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të ambasadës ruse, ndërkohë që sipas autoriteteve, atentatorët janë neutralizuar nga rojet e ambasadës.

Nuk ka ende lajme për të plagosur në radhët e stafit të ambasadës ruse, një nga të paktat seli diplomatike që janë ende aktive në vend pas marrjes së pushtetit nga ana e Talibanëve, rreth një vit më parë.

Moska nuk njeh zyrtarisht regjimin, por ka nënshkruar disa marrëveshje për sa i përket furnizimit të vendit aziatik me karburant.

Share This Article