Atentat me armë zjarri ndaj shqiptarit, përfundon në spital me plagë të rënda në kokë dhe trup. Ja çfarë dyshohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një atentat me armë i është bërë një shqiptari të martën në darkë (24 tetor) në Spanjë, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se shqiptari ka mbërritur në spitalin e Tarragonas dhe është trajtuar  nga shërbimet mjekësore.

Nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e tij, ndërsa mësohet se kishte dy plagë me armë zjarri, një në secilën këmbë, dhe një goditje në kokë.

Ende nuk dihet cili është autori dhe shkaqet e plagosjes së shqiptarit, por sipas raportimeve paraprake dyshohet se gjithçka duket se ka lidhje me trafikun e drogës.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Share This Article