Atentat me kallash nga makina në makinë, plagoset një person në Prishtinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Kosovës ka njoftuar për një atentat që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktima mashkull kosovar kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa.

Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç‘rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar si më lart. Rasti është duke u hetuar.

Share This Article