Atentat në ‘Don Bosko’/ Kush janë dy personat që u plagosën, autori iku me motor pas të shtënave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi janë dy personat që mbetën të plagosur pak më parë, nga të shtënat me armë në zonë ne “Don Boskos” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë xhamisë së zonës, teksa raportohet se autori është larguar me motor pasi ka qëlluar mbi dy personat.

Sipas policisë, 45-vjeçari Elezi dhe 22-vjeçari Metushi janë transportuar drejt spitalit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Foto që shihni, i përket Ronaldo Metushit, 22-vjeçarit që u plagos me silenciator gjatë atentatit në Don Bosko.

Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë i maskuar dhe me kapele në kokë. Ai është futur në lokalin ku po qëndronte Kastriot Elezi dhe e ka qëlluar me plumb në kraharor. Pranë tavolinës ka qenë dhe Ronaldo Metushi i cili ka marrë një plumb në këmbë gjatë sulmit.

Të dy të plagosurit, Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi, ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka zbuluar makinën e përdorur nga autorët e plagosjes së dyfishtë në lagjen “Don Bosko”, Tiranë. Automjeti i llojit Volkswagen Golf 5 u gjet i djegur në zonën e Qerekës, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe mendohet se ka dalë nga Tirana.

Share This Article