Atentati i Rinasit, gazetari zbulon detaje: Informatorët në aeroport me maska silikoni! Sinjalizuan çdo hap të Gilmando Danit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me atentatin e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe u plagos 40-vjeçari Mustafa Sheqri, i cili ndërroi jetë disa ditë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra në atentat.

Eni Ferhati deklaroi në emisionin “Now” se informatorët që kanë qenë në ambientet e aeroportit dhe që kanë sinjalizuar vrasësit për lëvizjet e shënjestrave, kanë përdorur maska silikoni për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.

“Në lidhje me personat që kanë ndihmuar autorët për të qenë preçiz në kryerjen e misionit, informatorët kanë qenë me maska silikoni. Nuk ka kamera inteligjente që mund t’i identifikojë. Në pjesën e terminalit apo të parkingut ata shfaqen me imazhin e një personi që s’ka lidhje me personin që është në të vërtetë. Kamera inteligjente nuk na i zbardh dot gjithmonë ngjarjet.”-deklaroi Ferhati.

Ai sqaroi se nuk janë atentatorët ata që kanë përdorur maska silikoni, por informatorët që kanë operuar brenda ambienteve të aeroportit për të sinjalizuar momentin e lëvizjes së Danit dhe Sheqerit.

“Atentatorët nuk kishin maska silikoni, por po flas për informatorët të cilët kanë qenë brenda ambienteve të aeroporit, si përshembull parkingu.”-theksoi ai.

Gjatë deklaratave në emisionin gazetari tha se janë ezauruar të gjitha procedurat ligjore në lidhje me projektin “Smart City”, i cili parashikon vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë.

Janë ezauruar të gjitha procedurat ligjore. Fondet janë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, projekti ka kaluar dhe do të vendosen kamerat inteligjente. Megjithatë, kjo nuk mund të garantojë zbardhjen e ngjarjeve. Por edhe teknologjia më moderne nuk mund të kapë gjithçka nëse autorët përdorin metoda të sofistikuara shmangieje.”-tha ai.

Share This Article