Atentati ndaj Armando Prengës, babai i autorit të dyshuar: Vëllai i ish-deputetit më ka dhunuar gjatë numërimit të votave në KZAZ

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja jane zbardhur në lidhje me atentatin me armë ndaj ish deputetit të PS Armando Prenga, pasditen e së mërkurës në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Në lidhje me rastin është marrë në pyetje Islam Ismaili, babai i autorit të dyshuar Fatbardh Ismaili.

Në deklarimet e tij në polici, Islam Ismaili ka deklaruar se është dhunuar nga vëllai i ish deputetit socialist, Armando Prenga gjatë numerimit të votave në KZAZ -në 15 në Kurbin, por nuk ka dijeni se nëse djali i tij ëhstë autor i atentatit duke shtuar se nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Gjithashtu në pyetje, policia mori dhe Arben Prengën, i cili pranoi konfliktin me babain e autorit të krimit, por shtoi se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë kishte ndodhur në aksin të Fushë-Kuqes, ku Armando Prenga u qëllua me armë.

Share This Article