ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Thesare në letër, librat më të rrallë dhe të kushtueshëm që kanë bërë histori 26 seconds ago
Plani 12-pikësh/Vendet evropiane propozim të ri për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës 2 minutes ago
Nga Spanja: Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami 4 minutes ago
Patenta e re në BE – Çfarë do të ndryshojë? 2 hours ago
Siguria dhe emigrantët, Kosova dhe Britania e Madhe drejt një marrëveshjeje historike 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Atentati ndaj gazetarit italian, “La Repubblica”: Artur Shehu në qendër të hetimeve të antimafias

albnews by albnews
21 October, 2025
in Albania, Bota
0
Atentati ndaj gazetarit italian, “La Repubblica”: Artur Shehu në qendër të hetimeve të antimafias
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mediat italiane kanë hedhur hipotezën e një piste shqiptare lidhur me hetimet për atentatin ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci.

Sipas “La Repubblica”, hetuesit italianë janë përqendruar te 58-vjeçari Artur Shehu, sipërmarrës me origjinë nga Shqipëria, i konsideruar nga disa hetime si një figurë me peshë e krimit të organizuar shqiptar. Aktualisht, ai jeton në Shtetet e Bashkuara, ku është vendosur prej disa vitesh.

RelatedPosts

Plani 12-pikësh/Vendet evropiane propozim të ri për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

Patenta e re në BE – Çfarë do të ndryshojë?

Vjedhja si në filma e Luvrit “kushton” 88 milionë euro, arrestohet në Barcelonë një prej grabitëseve të dyshuara

“La Repubblica” shkruan se Antimafia italiane ka marrë informacion nga Vlora, në jug të Shqipërisë, për mundësinë e përfshirjes së Shehut në shpërthimin e ndodhur më 16 tetor, në banesën e drejtuesit të emisionit “Report”.

Për momentin, bëhet fjalë për një hipotezë që kërkon ende verifikime dhe prova përfundimtare, por që po ndiqet me kujdes nga hetuesit italianë, të angazhuar prej ditësh për të rindërtuar çdo detaj të atentatit.

Sipas mediave italiane, motivi i mundshëm dyshohet të lidhet me emisionin e “Report” të datës 21 prill 2024, kushtuar projektit të qendrave për emigrantë që Italia po ndërton në Shqipëri, në Shëngjin dhe Gjadër, në kuadër të marrëveshjes mes qeverive të Romës dhe Tiranës.

Në programin e Rai Tre, 58-vjeçari shqiptar përshkruhet si një trafikant i rëndësishëm droge, i cituar më parë në hetime ndërkombëtare për lidhje të mundshme me Cosa Nostra dhe Sacra Corona Unita.

Emisioni i “Report”  në atë kohë raportoi një rast të dhurimit të një sipërfaqeje prej 30 mijë metrash katrorë në bregdetin e Vlorës nga atë që e quajti narkotrafikanti Artur Shehu për gjeneralin në pension të Interpolit, Fabrizio Lisi, duke hedhur shumë hije dyshimi edhe mbi rolin e oficerëve dhe zyrtarëve italinë që kishin për detyrë të hetonin lidhjet mafioze mes dy shteteve.

Emri i Shehut nuk është i panjohur për shtypin ndërkombëtar. Në mars të vitit 2021, gazeta amerikane “Miami Herald” i kishte kushtuar atij një hetim të thelluar.

Antimafia italiane po verifikon edhe këtë profil ndërkombëtar, duke kërkuar përputhje mes informacionit të mbledhur në Shqipëri dhe lëvizjeve të 58-vjeçarit. Megjithatë, pistat mbi urdhëruesit e atentatit mbeten të shumta, duke pasur parasysh numrin e madh të hetimeve që “Report” ka zhvilluar ndër vite. Në këtë fazë, vëmendja e hetuesve duket se është përqendruar kryesisht tek disa sektorë të mafies shqiptare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Thesare në letër, librat më të rrallë dhe të kushtueshëm që kanë bërë histori

Thesare në letër, librat më të rrallë dhe të kushtueshëm që kanë bërë histori

21 October, 2025
Plani 12-pikësh/Vendet evropiane propozim të ri për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

Plani 12-pikësh/Vendet evropiane propozim të ri për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

21 October, 2025
Nga Spanja: Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami

Nga Spanja: Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami

21 October, 2025
Patenta e re në BE – Çfarë do të ndryshojë?

Patenta e re në BE – Çfarë do të ndryshojë?

21 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result