Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar këtë të mërkurë burg përjetë për Redjan Rrajën. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Rraja akuzohet nga prokuroria si ekzekutor në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Ndërsa për Arjol Halilajn, SPAK sipas gazetares kërkoi 35 vjet burg. Ky i fundit akuzohet si ndihmës, pasi sipas prokurorisë është personi që mori me makinë pas atentatit.

Ngjarja ndodhi Nëntorin e 2019-s pranë mbikalimit të Shkozetit, në aksin rrugor Durrës-Tiranë. Nga atentati mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rumi i Shijakut”, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Share This Article