Katër ditë pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, në mbikalimin e Shkozetit, policia tashmë e ka një të dyshuar.
Policia shqiptare ka arrestuar Redjan Rraja, i afërm i deputetit socialist Rrahman Rraja, i dyshuar si i përfshirë në atentat.
Mësohet se shoqërimi i tij është bërë mesditen e djeshme dhe ditën e sotme i është prerë fleta e arrestit.