Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, presidenti Joe Biden bëri thirrje që “temperatura e politikës” të ulet pas tentativës për vrasjen e Donald Trump.
“Politika nuk duhet të jetë kurrë një fushë betejë e mirëfilltë, Zoti na ruajt nga një fushë vrasjesh,” tha ai.
Më herët, Biden urdhëroi një rishikim të pavarur të masave të sigurisë në tubimin ku Trump i mbijetoi atentatit.
Trump, i cili thotë se u qëllua në vesh në një tubim në Pensilvani të shtunën, më herët u bëri thirrje amerikanëve të “qëndrojnë të bashkuar”.
Ai ka mbërritur në Miluoki për Konventën Kombëtare Republikane. Sulmuesi – Thomas Crooks, 20 – u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet një mister.
Në makinën e tij u gjetën “pajisje të dyshimta”, thonë zyrtarët dhe u thirrën teknikë të bombave. Viktima, ishte një 50-vjeçar, që sipas bashkëshortes së tij doli para plumbave për të mbrojtur familjen.