Atentati ndaj zyrtarit të BDI-së, arrestohet gruaja e mjekut Zekirija Shaini për tentativë vrasjeje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se është arrestuar gruaja e mjekut Zekirija Shaini, njëherësh edhe zyrtar i BDI-së lidhur me atentatin për vrasje ndaj këtij të fundit.

Sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, në pranga është vendosur bashkëshortja e Shainit me iniciale A.A. (43-vjeçare) nga Tetova, e dyshuar për përfshirje në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj, mjekut Zekirija Shaini (43 vjeç) nga fshati Sllupçan, Likovë.

Gjithashtu MPB-ja theksoi se është shpallur në kërkim të L.F. (36-vjeçar) nga Gostivari, i dyshuar për atentatin me armë drejt mjekut Shaini.

Sipas MPB-së, më 07.10.2025, policia e Stacionit Policor të Kumanovës kreu arrestimin e A.A. për shkak të dyshimeve të bazuara për përfshirjen e saj në këtë ngjarje.

Gjithashtu, gjashtë persona janë marrë në pyetje për intervistim në stacionin policor të Kumanovës, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova është kryer bastisje me urdhër gjyqësor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim penal i përshtatshëm, ndërsa kundër L.F., i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe është ende në arrati, po ashtu do të paraqitet kallëzim penal pas konsultimit me Prokurorinë Themelore,” thanë nga MPB.

Share This Article