Atentati në Ekuador/ “Është gjallë…”, momenti kur qytetarët tentojnë të shpëtojnë Arjanit Rizajn – VIDEO

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në rrjet janë publikuar pamjet e rënda kur qytetarët tentojnë që të shpëtojnë shqiptarin Arjanit Rizaj pasi u qëllua me 9 plumba në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador.

Në këto pamje, shihet shqiptari i shtrirë në tokë dhe i plagosur, ndërsa një qytetar e mban në krah, ndërsa disa të tjerë tentojnë që të hapin derën e spitalit për ta futur brenda.

Ata dëgjohen duke bërtitur “është gjallë, hapni derën”, në mënyrë që të ndërhyjnë mjekët për ta ndihmuar, por dera nuk hapet deri në momentin që vjen një efektiv policie.

53-vjeçari shqiptar u qëllua me armë në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador, nga persona ende të paidentifikuar. Ai ndodhej në makinë dhe po priste bashkëshorten e tij që të dilte nga spitali, ku kishte dërguar të atin për kontroll.

Share This Article