Athina mbulohet nga pluhuri saharian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

thina dhe pjesët jugore të vendit u mbuluan sërish nga pluhuri saharian të martën, me nuancat e verdhë dhe portokalli duke krijuar një atmosferë joreale në qytet.

Retë e pluhurit, të bartura nëpër Detin Mesdhe nga Afrika e Veriut, mbuluan Akropolin dhe monumentet e tjera të Athinës, shkruan “AP”.

Erërat e forta jugore bartnin pluhur nga Sahara, kështu që në orët e fundit të ditës kryeqyteti grek dukej sikur një filtër “Mars” të ishte përdorur për fotografim.

Qielli parashikohet të kthjellohet të mërkurën me lëvizjen e erërave dhe zhvendosjen e pluhurit dhe uljen e temperaturave. Të martën, maksimumi ditor në pjesë të ishullit jugor të Kretës kaloi 30 gradë Celsius, më shumë se 20 gradë Celsius mbi atë që u regjistrua në pjesën më të madhe të Greqisë veriore.

Share This Article