Athinë/ Prifti ortodoks i bërtet Papa Françeskut: Je heretik, duhet të pendohesh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një incident i pazakontë ndodhi gjatë mbërritjes së Papa Françeskut në Greqi, pasditen e së shtunës, 4 dhjetor.

Në momentin kur Papa Françesku mbërriti në Kryedioqezën e Athinës, u shfaq një prift, duke protestuar kundër vizitës së tij në Greqi, ndërkohë thërriste: “Është heretik. Duhet të pendohet!”

Menjëherë efektivët e policisë e largua priftin nga vendngjarja, raportojnë mediet greke. Sipas dëshmitarëve prifti bërtiti mjaftueshëm me zë të lartë, në mënyrë që  Papa të dëgjonte.

Papa Françesku mbërriti dje në Greqi për një vizitë tre-ditore.

Papa viziton Athinën për herë të dytë, brenda pesë vitesh, pas ftesës që mori nga presidentja e vendit, Katerina Sakelaropulu.

Ky është udhëtimi i 35-të i Papës jashtë vendit, pas zgjedhjes së tij në 2013.

Share This Article