Atletët rusë dhe bjellorusë përjashtohen nga Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekin 2022

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do t’u lejohet që të garojnë në Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekin 2022. Këtë lajm e ka konfirmuar Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik.

 “Bordi Drejtues i IPC ka vendosur që të mos lejojë pjesëmarrjen e atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia në Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekin 2022”, tha Komiteti në një deklaratë.

Sjellim në vëmendje se ditën e djeshme, Komiteti tha se atletët e dy vendeve do të lejohen të garojnë, por si neutralë. Administratori sportiv, Andrew Parsons tha se ky vendim ishte ndryshuar pasi një numër anëtarësh të Komitetit kishin paralajmëruar se nëse nuk “rishyrtohet vendimi, ka të ngjarë që të ketë pasoja të rënda për Lojërat Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022″.

Share This Article