Atleti gjeorgjian pezullohet nga garat në Tokio për shkak të steroideve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një atlet nga Gjeorgjia nuk është lejuar të martën të garoj në disiplinën e hedhjes së gjyles për shkak se ka rezultuar pozitiv për steroide.

Agjencia Ndërkombëtare e Testimit thotë se Benik Abramyan rezultoi pozitiv me dy steroide dhe një hormon të ndaluar në një mostër të marrë në Tokio të shtunën.

Abramyan duhej të merrte pjesë në raundin kualifikues të gjuajtjes së gjyles, por u pezullua për shkak të testimit pozitiv.

Agjencia thotë se atleti mund të ankohet ndaj kundër pezullimit të tij të përkohshëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Abramyan garoi edhe në në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, por nuk arriti në finale.

Share This Article