Atletico i shkakton humbjen e parë Barcelonës në La Liga

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Atletico e ka fituar derbin kundër Barcelonës me rezultat 2:0, duke i shkaktuar humbjen e parë “Katalanasve” këtë sezon në La Liga.

Skuadra e Diego Simeone vendosi gjithçka në pjesën e parë. Fillimisht, realizoi Thomas Lemar në minutën e 23-të e më pas Luis Suarez në të 44-n.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi Barcelonës që kërkoi ta ngushtonte rezultatin, por nuk ia doli përballë mbrojtjes së çeliktë të vendasve.

Atletico ka 17 pikë në vendin e dytë pas tetë ndeshjeve, kurse Barcelona ka 12 pikë në vendin e nëntë pas shtatë ndeshjeve. Skuadra e Koemanit ka një ndeshje më pak kundër Sevillas.

Share This Article