Atmosferë e jashtëzakonshme, mbi 3500 tifozë do të jenë të pranishëm në luftën e Markut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Florian Marku do të tentojë ta mbrojë sonte titullin kampion.

Boksieri shqiptar, Marku do të ketë përballë britanikun Chris Jenkins.

“The Albanian King” ka 10 fitore dhe një barazim dhe do të hyjë në këtë duel si favorit ndaj Jenkins.

“The Albanian King” do të përballet me kampionin britanik Chris Jenkins mes orës 22:00 dhe 22:30 në prani të rreth 3500 spektatorëve, mes të cilëve do të ketë shumë shqiptarë.

“U bëra i njohur kur ndeshesha në MMA dhe publiku më do e më mbështet shumë, teksa më quan edhe “mbreti shqiptar”.

Nuk e dija që kishte kaq shumë shqiptarë këtu në Angli, por e mësova kur erdha të ndeshem këtu.

Dy ndeshjet e para në Londër, i shita vetë të gjithë biletat dhe mbështetja e publikut shqiptar është një frymëzim i jashtëzakonshëm për mua”, deklaroi boksieri shqiptar para duelit për BBC.

Share This Article