Atmosferë e ndezur në prag të Shqipëri-Poloni, shqiptarët nga e gjithë Evropa për të parë ndeshjen

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipi Kombëtar sot në mbrëmje në orën 20:45 luan ndeshjen vendimtare kundër Polonisë për llogari të grupit I, kualifikues për Kampionatin Botëror Katar 2021.

Në kryeqytet ka pasur interes të jashtëzakonshëm nga tifozët të cilët kanë bërë çmos të gjejnë një biletë.

Gazetari i Ora News, Altin Sulçe informon se ka nisur festa në rrugët e Tiranës. Në Bulevardin Qendror në kryeqytet shihen flamuj buzë rruge dhe makina të cilat po bëjnë parakalimet e tyre. Atmosfera është ndezur ndërsa tifozët shihen të entuziasmuar duke kërcyer në rrugë.

Ka shumë tifozë kuqezinj të cilët janë mbledhur nga të gjitha qytetet.

“Edhe nëse Shqipëria nuk fiton prapë ne do e duam si gjithmonë,” thotë një tifoz.

“Juli nga Shijaku, patjetër që fiton Shqipëria. Sot është entuziazmi në kulm, do fitojmë patjetër,” thotë një tifoz tjetër.

“Kemi ardhur nga Kosova për të ndjekur ndeshjen, nuk është hera e parë që vijmë. Shpresojmë në një fitore bindëse,” thotë tifozi.

Ata madje u shprehën se kishin sjellë edhe një shok gjerman me  vete për të parë ndeshjen. 

“Kemi ardhur nga Maqedonia vetëm për të parë ndeshjen.”

“Jam nga Tetova, jetoj në Danimarkë. Nga Danimarka kam ardhur për ndeshjen.”

“Unë vij nga Suedia.”

Tifozët shprehen se Kombëtarja do luajë me zemër dhe pavarësisht mungesa do i sigurojnë fitore.

Share This Article