Attal: Franca dhe Gjermania po përgatiten për të gjithë skenarët e post-Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca dhe Gjermaniapo përgatitet për të gjithë skenarët rreth Brexit-it si dhe i bën thirrje Britanisë së Madhe të respektojë plotësisht marrëveshjen e daljes nga BE, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.

“Ne jemi gati të negociojmë në mirëbesim, por për këtë duhen dy palë”, shtoi ai, ndërkohë që negociatat BE-BM rinisën nën një klimë të tensionuar, për shkak të vullnetit të Londrës për të rishikuar disa angazhime.

“Në këtë kontekst, po përgatitemi për të gjithë skenarët, por ne mendojmë që t’i vazhdojmë bisedimet me Michel Barnier-in”, vazhdoi zëdhënësi.

BE-ja do të kërkojë një takim urgjent me britanikët, pas botimit të sotëm të një projektligji që vë në pikëpyetje rregullimet doganore në lidhje me Irlandën e Veriut.

Share This Article