Stuhia përshiu dy rrethe të Ankarasë (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një stuhi e frikshme pluhuri paralizoi jetën pasditen e sotme në dy rrethe të Ankarasë, Polatli dhe Haymana.

Re të dendura pluhuri mbuluan qiellin rreth orës 15:00 , ndërsa u raportua për 6 qytetarë të lënduar lehtë për shkak të objekteve që fluturonin në ajër.

Më herët gjatë ditës Shërbimi shtetëror i meteorologjisë kishte lëshuar alarmin për reshje shiu dhe stuhi.

Kryetari i Bashkisë së Polatlisë Mürsel Yıldızkaya tha se një stuhi të tillë se kishte parë kurrë në 50 vjet.

“Nuk kam parë një gjë të tillë në Polatlı për 50 vjet. Ne i paralajmëruam qytetarët tanë që të rrinë në shtëpitë e tyre pasi mund të vijë shi i madh.Gjithçka ndodhi papritur.U errësua sikur ishte natë”.

Meterologët e lidhin gjithçka me thatësirën e gjatë në vend.

Share This Article