Australi, qytetarët e harrojnë koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sydney ka regjistruar natën më të nxehtë të nëntorit. Qyteti australian regjistroi temperaturë minimale brenda natës prej 25.4 gradë celsius, ndërsa më pas gjatë ditës së sielë temperaturat shkuan deri në 40 gradë celsius.

Shtetet e Victoria dhe Australia e Jugut gjithashtu raportuan rritje të temperaturave gjatë fundjavës.

“Nëntori ka qenë mjaft i pazakontë në shumë mënyra. Eshtë shumë e mundshme që të jetë një nga nëntorët tanë më të nxehtë të regjistruar”, tha Andrew Watkins, nga Byroja e Meteorologjisë, raporton BBC.

Fotografitë nga Sydney tregojnë një turmë të madhe njerëzish që kanë vërshuar nëpër plazhe.

Departamenti shëndetësor i Uellsit të Ri Jugor u ka kujtuar njerëzve që t’i respektojnë masat e distancimit social në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e mundshme të koronavirusit.

Share This Article