Australia heq kufizimet për udhëtime ndërkombëtare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa08889055 People line up for Covid-19 testing at Mona Vale Hospital's walk-in clinic in Sydney, Australia, 17 December 2020. New South Wales broke its 12-day streak without locally acquired coronavirus cases on 16 December after a Sydney airport driver was confirmed to have the virus and two mystery cases popped up on the northern beaches. EPA/DEAN LEWINS AUSTRALIA AND NEW ZEALAND OUT

Australia ka hequr të hënën kufizimet për udhëtime ndërkombëtare, për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, duke ua mundësuar personave të vaksinuar që të bashkohen me familjet e tyre.

Pas më shumë se 18 muajve të politikave më të ashpra në botë ndaj pandemisë, miliona australianë tani janë të lirë për të udhëtuar pa leje apo pa nevojë që t’i nënshtrohen karantinës kur të kthehen në Australi.

Pasagjerët e udhëtimeve nga Singapori dhe Llos Angjelles, kanë arritur në Sidnej në mëngjesin e së hënës, të mirëpritur nga familjarë dhe miq që nuk i kanë parë për disa muaj.

“Pak me frikë dhe gëzim, kam ardhur në shtëpi për ta takuar nënën, sepse ajo nuk është mirë”, ka thënë Ethan Carner, që ka udhëtuar nga Llos Angjelles.

Kufizimet e ashpra për 18 muaj ua kanë pamundësuar australianëve që të marrin pjesë në organizime të ndryshme, përfshirë dasma dhe funerale, si dhe u është pamundësuar takimet me familjarë dhe shokë.

Ndonëse përhapja e variantit Delta të koronavirusit ka mbajtur nën izolim Sidnejn dhe Melbërnin për disa muaj, numri i të infektuarve me koronavirus në Australi është shumë më i vogël sesa i vendeve tjera.

Deri më 31 tetor, autoritetet australiane kanë regjistruar 170,500 persona të infektuar dhe 1,743 viktima.

Share This Article