Numri një i tenisit në botë, Novak Gjokoviç, është i lirë të largohet nga hoteli në qytetin e Melburnit, ku ai po mbahet që nga dita e enjte, pas anulimit të vizës së tij.
Kështu ka thënë Sekretarja e Brendshme Australiane, Karen Andreës.
Djokovic, i cili mbërriti në Melburn të mërkurën mbrëma, u ndalua pasi nuk ishte vaksinuar dhe Australia e ndalon diçka të tillë.
Ai nuk mund të mbrojë titullin në Australian Open pa u vaksinuar, dhe po mbahet në një hotel të drejtuar nga autoritetet e imigracionit.
Reagime pati të shumta, edhe pro edhe kundër. Babai i sportistit tha se djali i tij po mbahet rob dhe natyrisht ka ardhur reagimi i Australisë menjëherë.
“Z. Gjokoviç nuk mbahet rob në Australi (sepse) ai është i lirë të largohet në çdo kohë që vendos ta bëjë këtë dhe forcat kufitare me siguri do t’ia lehtësojnë atë”, tha ministrja Andrews në një intervistë të enjten mbrëma.

