Australia jep dy milionë dollarë donacion për Libanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet australiane kanë njoftuar se do t’ia dhurojnë Libanit dy milionë dollarë australianë si ndihmë pas shpërthimit shkatërrues që ndodhi të martën në Bejrut, ku humbën jetën më shumë se 100 persona.

Lajmin për dhurimin e këtij donacioni e bëri të ditur ministrja australiane për Punë të Jashtme, Marise Payne, shkruan “The Guardian”.

Një milion dollarë australianë do të ndahen për Programin Botëror të Ushqimit, ndërsa një milion për Kryqin e Kuq.

Ministrja gjithashtu njoftoi se në këtë tragjedi ka humbur jetën edhe një australian, duke shprehur ngushëllime për familjarët dhe miqtë.

“Zemrat tona janë me njerëzit e Libanit dhe me ata që janë të brengosur për miqtë dhe familjen”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Share This Article