Kryeministri i Australisë njoftoi se të huajt të cilët kanë udhëtuar nëpër territorin e Kinës, do të ju mohohet hyrja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Shtetasit e huaj nuk do të lejohen të hyjnë në Australi për 14 ditë që nga momenti kur u nisën ose kaluan nëpër Kinë”, deklaroi kryeministri Scott Morrison.
Morrison shtoi se qytetarët australianë, banorët e përhershëm dhe familjarët e tyre do të përjashtohen nga kjo masë.
Qeveria do të vendosë gjithashtu kontrolle të avancuara të shqyrtimit dhe pritjes në të gjitha aeroportet kryesore.