Australia ndihmë ushtarake për Emiratet e Bashkuara Arabe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria australiane ka vendosur të rrisë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, pas 11 ditëve konflikti që ka përfshirë rajonin.

Kryeministri Anthony Albanese njoftoi dislokimin e një avioni të sofistikuar Boeing E-7A Wedgetail për kontrollin e hapësirës ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas kreut të qeverisë, ky vendim erdhi pas një bisede telefonike me Presidentin e Emirateve, Mohammed bin Zayed, për të mbrojtur jetët e civilëve nga sulmet e paprovokuara.

“Kjo valë në rritje e sulmeve të rrezikshme dhe destabilizuese nga Irani vë në rrezik jetën e civilëve. Australia do të dislokojë një avion E-7A Wedgetail për të ndihmuar në mbrojtjen e australianëve dhe civilëve të tjerë”, tha Anthony Albanese, kryeministër i Australisë.

Në momentin e nisjes së konfliktit, rreth 115 mijë australianë ndodheshin në Lindjen e Mesme. Deri më tani, mbi 2 mijë e 600 prej tyre janë riatdhesuar. Megjithatë, Albanese theksoi se Australia nuk synon të bëhet protagoniste në një aksion ofensiv.

“Kemi qenë të qartë se ne nuk po ndërmarrim veprime ofensive kundër Iranit dhe nuk po dërgojmë trupa australiane në terren. Përfshirja jonë është thjesht mbrojtëse për australianët që ndodhen në rajon, si dhe për miqtë tanë në Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Gjatë konferencës, kryeministri zbuloi gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Donald Trump.

Share This Article