Australia në kaos, myslimanë e të krishterë luten së bashku për reshjet e shiut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njerëz të shumtë janë mbledhur në Parkun Bonython në qytetin Adelaide në Australinë Jugore për t’u lutur për reshjet e shiut.

Në park kanë bërë lutje të përbashkëta myslimanë e të krishterë, shkruan Daily Mail.

Prifti Patrick McInerey iu bashkua lutjes në emër të Qendrës për Marrëdhënie të Krishterë dhe Myslimanë.

“Miku im, Profesori Mohamad Abdalla, i dha khutbah (predikim) duke theksuar pendimin e besimin te Zoti i cili është Dhënësi i Mëshirshëm”, tha ai.

Rreth 500 zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë zjarret nëpër pjesë të shumta të Australisë.

Zjarret kanë nisur që nga fundi i dhjetorit 2019 dhe u përshkallëzuan nga kushtet e fundit të motit të nxehtë dhe me erë.

Share This Article