Australia regjistron nëntorin më të nxehtë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Temperatura maksimale e nëntorit ishte për 2.9 gradë Celsius mbi mesataren e viteve 1961-90, duke tejkaluar pikën prej 2.4 gradë Celsius e regjistruar në nëntor të vitit 2014

Australia ka thyer rekordin e nëntorit më të ngrohtë në historinë e saj, raportuan sot mediat lokale.

Sipas Byrosë së Meteorologjisë të këtij vendi (BOM), kjo po ashtu ishte rekord pranvera më e nxehtë e Australisë për temperaturat mesatare dhe minimale, raportoi ABC News.

Temperatura maksimale e nëntorit ishte për 2.9 gradë Celsius mbi mesataren e viteve 1961-90, duke tejkaluar pikën prej 2.4 gradë Celsius e regjistruar në nëntor të vitit 2014, theksohet në raport.

Sipas raportit, temperaturat mesatare dhe minimale këtë pranverë ishin më të ngrohtat në Australi të regjistruara në 2.03 gradë Celsius dhe 1.91 gradë Celsius mbi mesataren.

“Klima e Australisë po ashtu është ngrohur në një mesatare prej 1.44 gradë Celsius (plus ose minus 0.24 gradë Celsius) që nga viti 1910, siç përshkruhet në raportin më të fundit të BOM-it dhe CSIRO (Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial të Komonuelthit)”, thuhet në raportimin e ABC News.

Shtatorin e kaluar, rreth 300 mijë persona dolën në tubimet mbi ndryshimet klimatike në të gjithë Australinë, në një nga protestat më të mëdha në historinë e vendit.

Share This Article