Australia zgjat deri në fund të qershorit mbylljen e kufijve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa08889055 People line up for Covid-19 testing at Mona Vale Hospital's walk-in clinic in Sydney, Australia, 17 December 2020. New South Wales broke its 12-day streak without locally acquired coronavirus cases on 16 December after a Sydney airport driver was confirmed to have the virus and two mystery cases popped up on the northern beaches. EPA/DEAN LEWINS AUSTRALIA AND NEW ZEALAND OUT

Qeveria australiane ka zgjatur mbylljen e kufijve ndërkombëtarë deri më 17 qershor, për shkak të shfaqjes jashtë vendit të varianteve të reja, më ngjitëse të Covid-9, duke lënë kështu të paktën 40 mijë australianë të bllokuar jashtë vendit në pamundësi për t’u riatdhesuar.

Kjo zgjatje e bllokimit, e njoftuar nga Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt, e çon në 15 muaj periudhën e mbylljes së kufijve të Australisë për pjesën tjetër të botës dhe ndalon qytetarët e saj të largohen nga vendi nëse nuk kanë arsye thelbësore.

“Periudha emergjente e biosigurisë njerëzore” e vendosur në 17 mars 2020, po zgjatet “për të siguruar që qeveria australiane të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar parandalimin dhe kontrollin e Covid-19”, tha ministri.

Shtrirja e bllokimit bazohet në këshillat mjekësore dhe epidemiologjike, të siguruara nga Komiteti Australian i Mbrojtjes së Shëndetit dhe Kryeshefi Federal i Mjekësisë, shtoi ai.

Masa e zgjatjes përcakton që sistemi i karantinës në hotel do të vazhdojë të paktën gjysmën e vitit, me mundësinë e zgjatjes për pjesën tjetër të vitit 2021, tha Hunt.

Share This Article