Rafael Nadal ka fituar me vështirësi në raundin e parë të Australian Open, duke nisur kështu mbrojtjen e titullit të fituar vitin e kaluar në këtë Grand Slam.
Tenisti spanjoll mposhti 3-1 me sete (7-5, 2-6, 6-4 dhe 6-1) britanikun Jack Draper. Kjo ishte fitorja numër 1068 në karrierë e Nadalit, që barazon kështu Ivan Lendl si tenisti i tretë me më shumë fitore, pas Jimmy Connors (1274) dhe Roger Federer (1251).
Spanjolli do të ndeshet në raundin e dytë me amerikanin Mackenzie McDonald, që mposhti patriotin e tij Brandon Nakashima.