Austri, inflacioni në nivelin më të lartë që nga 1984-a

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Austri u rrit në nivelin më të lartë që nga nëntori 1984, treguan sot vlerësimet paraprake nga instituti ”Statistics Austria”.

Çmimet e konsumit u rritën 5,1 për qind.

”Rritja e çmimeve të karburantit në baza vjetore ishte disi më pak e theksuar në janar 2022 sesa në muajin e mëparshëm, por vazhdoi të nxiste inflacionin”, tha Tobias Thomas, drejtor i përgjithshëm i ”Statistics Austria”.

Masa e BE-së e indeksit të harmonizuar e çmimeve të konsumit, ose HICP, u rrit me 4,6 për qind.

Në bazë mujore, çmimet e konsumit mbetën të pandryshuara në janar dhe HICP u rrit 0,1 për qind.

Share This Article