Pianisti shqiptar Zamir Kabo ishte pjesë e koncertit festiv me rastin e përvjetorit të krijimit të spitalit “Die Elisabethinen” duke interpretuar pjesë të shkruara posaçërisht për këtë aktivitet, si “ELISABETHANA” nga kompozitori i famshëm i Austrisë së Epërme, Friedemann Katt (alias) Franz Xaver Frenzel.
Suksesi i radhës ishte Triplekonzert – Ludëig van Beethoven, në të cilin pianisti Zamir Kabo interpretoi me mjeshtëri të lartë artistike së bashku me Ëolfgang Redik (violin), Franz Ortner (violincello) shoqëruar nga Orquestra Ars Medica – Barcelona nën drejtimin e Alfons Reverte.
Koncerti u organizua si koncert bamirësie për të mbledhur fonde për shoqatën “Mjek pa kufi” (“Ärtzte ohne Grenze”).