ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik 3 hours ago
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin 5 hours ago
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse 5 hours ago
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në 6 hours ago
Gjyqet me juri u anuluan për krime me dënime më pak se tre vjet 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Austria bëhet shteti i parë evropian që obligon me ligj qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19

albnews by albnews
4 February, 2022
in Bota
0
Austria bëhet shteti i parë evropian që obligon me ligj qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, nënshkroi sot një ligj që parashikon vaksinimin e përgjithshëm të detyrueshëm për të gjithë qytetarët e rritur.

Pasi që Dhoma Provinciale e Parlamentit austriak miratoi ligjin mbrëmë, pasi Parlamenti bëri të njëjtën gjë në fund të muajit të kaluar, presidenti me nënshkrimin e tij konfirmoi vaksinimin e detyrueshëm, i cili tashmë mund të hyjë në fuqi.

RelatedPosts

“Do i ndalojmë Kievit daljen në det, Putin kërcënon këdo: Nëse Europa do luftë, jemi gati

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Kabineti i Van der Bellen njoftoi se presidenti me nënshkrimin e tij konfirmoi se ligji u miratua në përputhje me Kushtetutën, raporton cnn.

Tani, kancelari Karl Nehamer duhet të nënshkruajë ligjin dhe më pas duhet të shpallet zyrtarisht në mënyrë që të hyjë në fuqi.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjithë shtetasit madhorë me leje qëndrimi në Austri do të duhet të vaksinohen kundër coronavirusit.

Nga vaksinimi i detyrueshëm përjashtohen vetëm gratë shtatzëna dhe personat që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore, si dhe personat që kanë qenë të infektuar prej 19 deri në 180 ditë.

Në fazën e parë, e cila zgjat deri në mesin e muajit mars, nuk do të ketë ndëshkime, por qytetarët do të informohen vetëm për detyrimin e vaksinimit.

Policia austriake nga data 16 mars do të kontrollojë statusin e vaksinimit të qytetarëve gjatë kontrolleve të zakonshme, ndërsa për mosrespektim të ligjit është paraparë gjobë prej 600 deri në 3600 euro.

Gjegjësisht, kushdo që kapet duke mos u vaksinuar, nëse pranon menjëherë gjobën, do të gjobitet deri në 600 euro, ndërsa nëse ankimohet, do të llogarisë në gjobë deri në 3600 euro.

Para se ligji të hyjë në fuqi, Ministria duhet të miratojë një rregullore përkatëse, e cila do të thotë se cilat vaksina pranohen, si dhe cilat janë të gjitha përjashtimet.

Parashikohet që përveç vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), të pranohen edhe vaksinat kineze, ndërsa mediat raportojnë se nuk do të pranohet vaksina ruse, Sputnik V.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

2 December, 2025
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

2 December, 2025
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

2 December, 2025
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

2 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result