Austria dhuron një milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelari austriak, Sebastian Kurz u ka premtuar kryeministrave të Ballkanit Perëndimor një milion doza donacion të vaksinave kundër COVID-19. Këto vaksina do të dorëzohen gjatë verës njoftoi Kurz në konferencën për shtyp pas Samitit të Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të sigurt kur të gjitha shtetet janë të sigurta”, ka thënë Kurz, shkruan Derstandard.  

Tema kryesore e këtij samiti ishte lufta e përbashkët kundër migrimit ilegal si dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor por edhe lufta ndaj pandemisë.

Në këtë samit ka marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Share This Article