Austria e Sllovenia vendosin flamuj izraelitë në ndërtesa zyrtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Austria dhe Sllovenia kanë vendosuj flamuj të Izraelit krah flamujve të tyre shtetërorë dhe flamujve të BE-së në shenjë solidarizimi me Izraelin pas sulmeve me raketa nga militantët në Gaza.

“I dënoj me vendosmërinë më të lartë sulmet kundër Izraelit në Rripin e Gazës. Izraeli ka të drejtë që ta mbrojë veten nga këto sulme. Për të shfaqur solidaritet, ne e kemi ngritur flamurin izraelit”, shkroi kancelari austriak, Sebastian Kurz, në rrjetet sociale.

Ndërkohë ministri austriak i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg, deklaroi: “Asgjë nuk i justifikon mbi 1.000 raketa që Kamasi dhe grupet tjera terroriste kanë hedhur deri më tani në Izrael nga Gaza. Ne e mbështesim fuqishëm sigurinë e Izraelit”, shkruan France24, transmeton Gazeta Express.

Veprim të ngjashëm si të Austrisë bëri edhe Sllovenia. Disa flamuj izraelitë u vendosën në ndërtesat qeveritare të Sllovenisë në shenjë solidarizimi.

Kryeministri slloven, Janez Jansa, shkroi: “Si shenjë solidarizimi me Izraelin, flamuri izraelit është ngritur në ndërtesat e Qeverisë së Sllovenisë. Ne i dënojmë sulmet terroriste dhe i qëndrojmë pranë Izraelit.”

Share This Article