Austria heq karantinën për vizitorët nga disa vende

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Karantina nuk do të kërkohet më për shumë vizitorë të huaj në Austri duke filluar nga e mërkura, sipas ministrit të Shëndetësisë Wolfgang Mueckstein, me kusht që ata të kenë një certifikatë shëndetësore që tregon se nuk janë me COVID-19.

“Numrat e infeksioneve po bien në shumë vende, prandaj ne mund të shpallim këto lehtësime të hyrjes paralelisht me hapat tanë për të hapur këtë vend”, tha Mueckstein.

Për të shmangur karantinën, personat që hyjnë në Austri do të duhet të sigurojnë vërtetim të vaksinimit, ose një rezultat negativ të testit për COVID-19, ose të konfirmojnë se janë shëruar nga infeksioni.

Gjithashtu, ata duhet të regjistrohen ende në mënyrë elektronike para mbërritjes.

Lehtësimi i rregullit vlen për mbërritjet nga Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Portugalia, Spanja dhe Zvicra.

Share This Article