Austria i dha Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Austria është vendi që i dha Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.

Sot kryeminisrti Edi Rama u shpreh në një konferencë me gazetarët se dozat nuk kishin ardhur nga kontrata me “Pfizer”, por nga një vend mik i BE-së, që theksoi se nuk do ta zbulonte duke e mbajtur top sekret.

Por “ABC” mëson se vendi që i dha vaksinat Shqipërisë është Austria. Pak kohë më parë autoritetet austriake deklaruan se 5% të pakicave, pra vaksinës do ta shpërndanin për vendet e Ballkanin Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri, i cili do të vaksinohet sot në orën 15:00 para medieve kritikoi ashpër BE, duke thënë se e mendoi vetëm për vete dhe jo për Ballkanin.

Share This Article