Austria kërcënon me bllokadë të pavaksinuarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Austria po kërcënon një bllokim të mundshëm për të pavaksinuarit, nëse situata në njësitë e kujdesit intensiv të vendit përkeqësohet, sipas planeve të reja të qeverisë.

“Ne po përballemi me një pandemi të njerëzve të pambrojtur”, theksoi kancelari Alexander Schallenberg të premten në mbrëmje pas një takimi krize.

Schallenberg ka përjashtuar një bllokadë për ata që janë vaksinuar ose shëruar nga Covid-19, duke thënë se shpreson që planet të dërgojnë një sinjal te popullata.

”Ka ende shumë persona ngurrues dhe që e marrin zvarrë”, theksoi ai, duke iu referuar atyre që nuk kanë bërë plane për t’u vaksinuar.

Situata në repartet e kujdesit intensiv është në thelb e qëndrueshme, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve të rinj.

Aktualisht, janë rreth 220 shtretër të kujdesit intensiv të zënë nga pacientët Covid-19.

Nëse ky numër do të rritet në 600, Austria do të arrinte në fazën e pestë të planit të saj,  që kërkon kufizime masive të lëvizjes për të pavaksinuarit. 

Share This Article